“Reforma në drejtësi duhet të jetë me konsensus dhe nuk prek emra gjyqtarësh të përveçëm, por ndërhyn në sistem”, tha të hënën Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
I pranishëm në një leksion të hapur në Universitetin e Elbasanit, me studentë të degës ekonomik, Ministri Manjani tha se drejtësia i prek të gjithë dhe krijimi i një drejtësie të shëndetshme është një e mirë për të gjithë, prandaj dhe realizimi i saj duhet me konsensus të gjerë. “Duhet të gjejmë difektet në drejtësi e më pas t’i riparojmë ato. Duhet konsensus i gjerë për këtë, pasi drejtësia është një e mirë që i takon të gjithëve”, tha Manjani.
Duke folur për ndërhyrjet në Kushtetutë, ai sqaroi se Kushtetuta nuk është një një instrument luksi i të gjithëve, por një dokument i realizuar nga një marrëveshje me njerëzit e shtetit. “Reforma në drejtësi është një moment historik, që kërkon pasion dhe angazhim maksimal të personave që po merren. Gjykatat që ka sot vendi ynë kanë difekte që duhen riparuar. Duhet angazhim dhe vullnet. Reforma nuk ka si qëllim të godas emra të përveçëm, por të ndërhyjë në sistem, të kurojë difektet e tij e t’i jap të drejtën që i takon gjithësecilit”, tha Manjani.
Ministri i Drejtësisë, Manjani në takimin me studentët e ekonomikut ishte i shoqëruar dhe nga dy deputete të LSI-së, Silva Caka dhe Kejdi Mehmetaj.
Diskutime rreth kësaj post