Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për dorëheqjen e Luan Ramës, pas humbjes së mandatit politik të LSI-së në Vlorë.
Manjani shkruan se Luan Rama nuk ka përgjegjësin për humbjen e mandatit të deputetit, pasi vetëm pak ditë para zgjedhjeve ai u quajt ‘tradhtar’ nga partia e tij dhe u bë thirrje që të mos votohej.
Postimi i plotë:
“Luan Rama, pavarësisht arsyeve që parashtron në dorëheqjen së Tij nga detyrat partiake, NUK KA ASNJË PËRGJEGJËSI politike për humbjen e mandatit të LSI në Vlorë.
Në parim shqiptarët në zgjedhjet e fundit gjykuan LSI, jo kandidatët e saj.
E çfarë gjykimi, pa!?
Në Vlorë, ekuacioni u bë edhe më i vështirë kur 2 javë para ditës së votimit Luani u shpall “tradhëtar”!!!!
Se kë e çfarë tradhëtoi Luani një dreq e di!? Them dreq se nuk dua të ngatërroj zotin me këto punë…
Të shpallesh armik para votimit, të dilet në thirrje publike “mos votoni Luanin” dhe, të mendosh të marrësh dhe mandat këtë vetëm një politikë e çakërdisur e bën!
Ndaj them se Luani nuk ka asnjë përgjegjësi.
Ai nuk është vlonjat dhe e nuk mori votat e shokëve të lagjes, që të jetë përgjegjës. Ai shkoi atje si përfaqësues politik dhe u shpall armik nga partia e tij, mu para votimit. LSI bënte thirrje të votohej nr. 2 i listës…
Ja, kaq e thjeshtë është!
Nga ana tjetër, Luani s’ka përse spjegohet gjatë për dorëheqjen e Tij, sepse ai nuk është i dorëhequr, por i tradhëtuar!
I tradhëtuar, por edhe i dënuar për tradhëti…” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post