Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas deklaratës së ambasadores Yuri Kim se: “…abuzimi me paratë publike të popullit Shqiptar, është njëkohësisht edhe abuzim ndaj popullit Amerikan…” Sipas Manjanit, kjo deklaratë e ambasadores Yuri Kim nuk qëndron.
Postimi i plotë:
“Për hir të fakteve, çdo qindarkë e prokuruar nga entet publike të Republikës së Shqipërisë, janë para të ekskluzive të buxhetit të shtetit shqiptar.
Pa asnjë dyshim që është kështu! Asnjë cent parash të huaja, përfshi edhe ato shumë shumë pak dollarë që hyjnë në vend, nuk prokurohen nga entet publike tonat.
Ato dollarë asistence teknike që USA i programon për Shqipërinë i tenderon vete dhe më së shumti ja jep kompanive të konsulencës amerikane. Edhe paratë e kredive, nëse tenderohen nga ne janë para të buxhetit të shtetit tonë, sepse janë pra të marra borxh.
Llogjikisht abuzimi me tenderat është në dëm direkt të buxhetit të shqiptarëve që kontribojnë direkt për atë buxhet. Ndaj ajo deklarata, krejt pa lidhje llogjike, e zonjës Kim se “…abuzimi me paratë publike të popullit Shqiptar, është njëkohësisht edhe abuzim ndaj popullit Amerikan…” NUK QËNDRON!
Kur Ambasadorët e USA të bëhen guvernarorë të Shqipërisë, mbase mund të qëndrojnë këto deklarata, përfshi edhe zbatimi i urdhërave të Presidentit të Amerikës. Për momentin Shqipëria mbetet shtet i pavarur dhe sovran. Këtë gjë e konfirmon vazhdimisht edhe Kryeministri i Shqipërisë.”-shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post