Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Rama dhe Thaçi kanë qenë udhëheqës të suksesshëm dhe kanë ndenjur gjatë në pushtet.
Por sipas Manjani, ish-këshilltari i Trump, Xhon Bolton i katandisi ata në zyrtarë lokalë të kadastrës që falsifikojnë letra për t’iu dhënë toka jo pronarëve.
Postimi i Manjanit:
“Thaçi dhe Rama ishin udhëheqës politikë jo të pasukseshëm. Ndenjën gjatë në pushtet
Por miku i tyre Bolton i katandisi në zyrtarë lokalë të kadastrës, që fallsifikojnë letra për të dhënë toka jo pronarëve…
Tani duhet të japin hesap si fallsifikatorë të integritetit territorial. Akuzat për krime lufte janë lule…”, – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post