Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje më mënyrën sesi menaxhohet hapësira mediatike.
Sipas Manjanit më shumë kohë iu kushtohet budallallëqeve personale, apo zgjedhjeve në Amerikë sesa programeve politike të zhvillimit.
Postimi i plotë:
“Është për të ardhur keq që harxhohet shumë pak kohë e hapësirë mediatike për të prezantuar e diskutuar programe zhvillimi.
Ka një përpjekje të madhe të Lulzim Bashës për të të tërhequr vemendjen publike tek programet politike të zhvillimit dhe për këtë duhet përgëzuar.
Por ende vemendjen na e marrin budallëqet personale, pordhët e qeverisë së kalbur e madje edhe zgjedhjet në Amerikë.
Pfffff….!
Kjo është kohë e artë për të debatuar dhe përcaktuar piketat e zgjidhjeve të krizës së sotme, por edhe i sfidave të së ardhmes.
Pra krahas çështjeve të tilla si:
– nxjerrja e vendit nga monizmi,
– garantimi i një rotacioni normal pushtetit
– trajtimi i krizës kushtetuese me drejtësinë.
Duhet të krijojmë një panoramë të plotë për:
– ekonominë e lirë me konkurrencë të ndershme dhe me shanc për të gjithë.
– shtetin e drejtë dhe të pavarur nga politika.
– shoqërinë demokratike bazuar në respektin pa kushte të lirive themelore dhe të të drejtës natyrore.
– shëndetin dhe arsimimin e popullsisë.
– ndalimin e braktisjes së vendit.
Partitë politike për këto gjëra ekzistojnë, pra për të bërë programe dhe për të konkuruar me to.
Edhe koalicionet ndërtohen mbi bazë programesh, përveç taktikash…
Hë për hë vetëm PD po artikulon disa elementë të një programi. Rregulli e do që edhe partitë e tjera të kenë programet e tyre.
Më mirë të debatohet për ide e programe sesa për lidera!
Ka shumë pyetje e paqartësira që i kanë zhytur njerëzit në situata të errëta e pashpresë…
Programet, kur komunikohen thjesht dhe qartë e ndezin një dritë shprese…” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post