Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, nisur nga përplasjet e fundit brenda PD-së.
Manjani e vë veten në vend të kryedemokratit Lulzim Basha dhe tregon sesi do të vepronte ai vet.
Postimi i plotë:
“Ëin-Ëin
Po të isha në vend të Lulzim Bashës, në këtë moment, duke llogaritur të gjitha lëvizjet e gabuara që ka bërë, do të kisha vepruar kështu:
1. Do të pranoja vullnetin e anëtarësisë së Kuvendit Kombëtar të partisë dhe do të merrja përgjegjësinë sipas nenit 43 të statutit për të organizuar mbajtjen e mbledhjes së thirrur.
2. Natyrshëm do hiqja dorë nga kuvendi alternativ. Por të do ftoja të gjithë anëtarësinë të jenë prezent.
3. Në Kuvend do të shkoja burrnisht dhe do të shpalosja të gjithë sjelljen dhe arsyet e vendimmarrjeve të sforcuara.
4. Do të ofroja dorëheqjen nga posti i Kryetarit.
5. Do të rregjistrohesha si kandidat për t’u zgjedhur kryetar nga anëtarësia.
Kështu dhe vetëm kështu Luli mund të kontribojë për veten dhe për partinë. Kjo e fundit nuk do të kishte luksin të përzejë askënd. As Lulin.
Nuk është e thënë të jesh se sbën kryetar për të qenë ende në lojë…
Nejse, kështu do bëja unë…”-shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post