Kandidati apo kandidatët që do të zgjidhen për tu votuar si prokuror të përkohshëm të përgjithshëm do t’i nënshtrohen procesit të Vettingu.
Në një prononcim për këtë proces, kreu i komisionit të Ligjeve Ulsi Manja deklaroi se ai që do të zgjidhet do t’i nënshtrohet procesit si gjithë të tjerët. Afati për paraqitjen e kandidaturave sipas tij është 12 dhjetori.
“Do t’i bëj një thirrje gjithë profesionistëve të sistemit, pra prokurorëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në ligj të bëhen pjesë e kësaj gare. Afati skadon më 12 dhjetor në orën 18:00. Ne do të bëjmë publike listën e kandidatëve për këtë detyrë dhe menjëherë do të caktojmë datën dhe orën e seancës dëgjimore për të gjithë kandidatët. Komisioni ka dy ditë të tjera kohë për të bërë vlerësimin e kritereve për secilin kandidat. Sigurisht, edhe kryeprokurori i përkohshëm do t’i nënshtrohet me përparësi vettingut, njësoj si kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post