Analisti Eduart Zaloshnja komentoi programin qeverisës për këtë mandat të ri qeverisës që prezantoi dje në Kuvend kryeministri Rama.
Zaloshnja tha se aty janë pasqyruar problematikat e qytetarëve, por niveli i ulët i mbledhjes së të ardhurave në buxhet e pamundëson përmbushjen e tyre.
Sipas tij, nëse krahasohemi me vendet e rajonit, Shqipëria ka probleme të theksuara me mosfunksionimin e sistemit fiskal, problematikë që është trashëguar nga të gjitha qeveritë në 16 vitet e fundit.
“Problematika nis nga kushdo ka qenë në krye të qeverisë dhe vijon në piramidën poshtë të cilët janë njerëz të emëruar nga vetë qeveria. Në dogana, tatime, bashki ku mblidhen taksat janë emëruar nga partia”, – tha analisti.
Mosrritjen e pensioneve analisti e lidh me faktin se të ardhurat që grumbullojnë sigurimet shoqërore, duke qenë skemë vetëfinancuese, janë më të vogla se pensionet që paguhen. Ky sipas Zaloshnjës është një problem demografik, sepse shtohen numri i pensionistëve dhe pakësohen ata në moshë për punë nga emigrimi dhe rënia e numrit të lindjeve.
Diskutime rreth kësaj post