Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka treguar skenarin lidhur me lirimin e masave të marra për parandalimin e koronavirusit.
Manastirliu tha se për 14 ditë do të shikohet rritja apo ulja e mesatares së numrit të të infektuarve me COVID-19. Sipas saj, nëse numri kalon mesataren e 15 rasteve në ditë do të ngrihen frenat e emergjencës.
“Nëse në fazën e parë kemi pak raste pozitive nga mesatarja që është 15, atëherë do të vijojmë me fazën e dytë. Nëse rritet mbi mesatarja, do ngremë frenat e emergjencës.
Do vijojmë testimet dhe do gjurmojmë rastet e dyshuara,” – tha ministrja.
Diskutime rreth kësaj post