Kuvendi miratoi sot me 90 vota pro, 14 kundër dhe 4 abstenim disa ndryshime në aktin normativ, me vendosjen e protokolleve të rrepta për mbrojtjen nga COVID-19.
Teksa ka prezantuar edhe dy ndryshimet në aktin normative, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se këto ndryshime në aktin normativ do të sjellin vendosjen e protokolleve të rrepta për mbrojtjen nga COVID19.
Manastirliu u shpreh se një prej nismave është vendosja e distancës së sigurisë në studio televizie dhe së dyti nëpërmjet këtij akti normativ do të ndihmohen qytetarët që kanë humbur në periudhë kohore të përcaktuar punën e tyre ose kur punëdhësit e tyre nuk kanë aplikuar për ndihmën financiare direkte.
Nëpërmjet këtij akti normativ do të ndihmohen qytetarët që kanë humbur në periudhë kohore të përcaktuar punën e tyre ose kur punëdhënësit e tyre nuk kanë aplikuar për ndihmën financiare direkte.
Diskutime rreth kësaj post