Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me tone të ashpra iu kërkoi qytetarëve nga foltorja e Kuvendit që të zbatojnë masat parandaluese për përhapjen e koronavirusit.
Ministrja deklaroi se nuk do të rikthehet sërish izolimi dhe masat drastike, por qytetarët duhet të zbatojnë rregullat, pasi nëse nuk ka shëndet, s’ka as ekonomi.
Duke iu përgjigjur atyre që nuk besojnë se koronavirusi ekziston, Manastirliu iu kërkoi të shkojnë te Spitali Infektiv dhe të shohin se vetëm sot 6 pacientë janë në terapi intensive, disa prej të cilëve në moshë fare të re.
“Nuk kemi luksin që të kemi një qytetar, një polic apo një inspektor për situatën e pandemisë. Por të gjithë bashkë duhet të mësohemi me ndryshimin e sjelljes, të të jetuarit. Ka ende zëra që thotë se koronavirusi nuk ekziston. Po të shkoni sot te Spitali Infektiv, janë 6 persona rëndë, disa prej të cilëve fare të rinj. Kjo nuk është lojë, duhet marrë seriozisht.
Mos e vendosim në një stres të pamerituar sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët të zbatojnë masat e thjeshta, të endësen maskat, të ruajnë distancimin dhe të kujdesen për higjienën. Nëse nuk ka shëndet, s’ka ekonomi. Nuk do të izolohemi, nuk do të marrim masa, por duhet të zbatojmë rregullat e thjeshta”, -. tha Manastirliu.
Diskutime rreth kësaj post