Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përveç qytetarëve të thjeshtë në njësinë Numër 9 ku kandidon, ajo ka takuar herë pas here edhe personazhe të famshëm të ekranit. Më i fundit ishte aktori Ledio Lako, ndërsa mbrëmjen e sotme, Manastirliu ka përshëndetur aktoren e humorit Delinda Dishën dhe ajo i ka dhënë një këshillë para zgjedhjeve përmes rolit të Lushit.
Ministrja nuk ka nguruar të postojë edhe një foto në ‘Facebook’, teksa e ka shoqëruar me një frazë me plot humor.
Postimi i Manastirliut:
“Me Delindën e Klanifornias, aktoren e njohur të humorit, banore e Njësisë9.
“Ti ske hiç nevojë me pa filxhan” – më tha Lushi”, ka shkruar Manastirliu.
Diskutime rreth kësaj post