“Historia ime” në Tv Klan ka sjellë ditën e sotme historinë e vështirë të një djali 24-vjeçar nga Dibra. Xhetan Koka ka rrëfyer në studio, se prej shumë kohësh ai gjendet në një konflikt me babin dhe vëllain e tij. Ai pretendon se ata e kanë përzënë nga shtëpia, pas kërkesës së tij për të marrë një hapësirë, ku mund të vendoset dhe të krijojë familjen e tij.
Xhetan thotë se kanë tre shtëpi, një të trashëguar nga prindërit e babait, ku edhe jetojnë dhe dy të tjera, njëra prej të cilave është ende në ndërtim e sipër.
Fëmijëria e tij ka qenë tejet e vështirë sepse familja e tij ka patur probleme ekonomike dhe Xhetan tregon se ka qenë i detyruar nga nëna e tij që të vidhte. Marrëdhënia me babain ka qenë gjithmonë e tensionuar, ai e rrihte, e përzinte edhe nga shtëpia dhe për të mbijetuar, Xhetan edhe ka vjedhur. Si pasojë, që në moshën 13- vjeçare ai është futur në burg.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post