Mamaja e Pelé, Dona Celeste, e cila mbushi 100-vjeç në muajin nëntor, nuk e di ende se djali i saj ka ndërruar jetë, lajmin e bën të ditur motra e “O Rei”, Maria Lucia, e cila kujdeset për të.
“Ajo nuk e di, ne i flasim por ende nuk e di që djali i saj ka vdekur. Jeton në botën e saj të vogël, ndonjëherë kupton dhe ndonjëherë jo. Unë i them shpesh që duhet të lutemi për të por nuk është e vetëdijshme”, thekson motra e legjendës.
Në vijim ajo ndalet edhe të çastet e fundit të jetës së Pele:
“Ishin momente shumë të vështira. E dimë shumë mirë që nuk jemi të përjetshëm por më trishtoi shumë. E shoqëruam deri në fund. Ai vetë e kuptonte që po largohej. Ishte shumë i qetë. Folëm pak, e pashë se çfarë ndiente. Me tha që ishte në duart e Zotit”.
Diskutime rreth kësaj post