Për herë të dytë me radhë deputetja e PS-së në Gjirokastër, Artemis Malo, e cila vjen gjithashtu nga radhët e minoritetit grek, i është kundërvënë ish-deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo. Ky i fundit prej rreth një muajsh ka intensifikuar daljet publike dhe akuzat kundër qeverisë.
Njësoj si prej 24 vitesh që është në Kuvend si deputet, vijon të premtojë shpresë, mirëqënie, punë dhe ka një retorikë tipike si të lëvizjeve të reja anti-establishment, a thua që vetë s’ka qenë kurrë̈ pjesë e sistemit që ka vjedhur dhe rrënuar Shqipërinë.
Mes ironisë Artemis Malo i kërkon Tavos t’i rikthehet zanatit si mjek, mbase jep këtu ndopak kontribut në betejën me Covid.
Ja postimi i plotë:
“Komunikim javor thotë Oo Shoku Vangtel… po dëgjoje njëherë veten se çfarë thua ….. po ç’është ky komunikim javor mo lumëmadh??!!! Ti je si kameleon, ndërron ngjyra sipas “ qejfit”…. zdukesh e dukesh sa herë të prishet interesi personal, apo i familjes, nuk bën dallim!! Po cilat premtime e punësime iu jep ti qytetarëve??!!! Po 20 e kusur vite, pse nuk na bëre mrekullirat që po broçkullit sot, ne, që ishim qytetarë të thjeshtë të Qarkut Gjirokastër Po pse na dole SOT ti për këto komunikime javore ?!! Ku ishe Zotrote?? Shpresoje deri dje për të shpëtuar lëkurën me pazaret që je mësuar të shtrosh, po nuk të eci kësaj here jooooo!! E as nuk do të ecë më, se MJAFT ke mashtruar e përdorur atë popull të fisëm gjirokastrit!! Hap më në fund librat e mjekësisë, se COVID ka nevojë akoma të luftohet! Je në kohë të dëshmosh këtë “humanizmin” tënd të madh!”, ka shkruar Malo.
Diskutime rreth kësaj post