Mallkimi i familjes mbretërore të Nepalit Legjenda thotë se mbreti i parë i Nepalit, Pritvi Narajan Shak, ia kishte dhënë qumështin e prishur një prifti, i cili pasi që e kishte pështyrë atë, ia kishte kthyer mbretit.
Ky i fundit kishte mbetur i befasuar nga reagimi i priftit, kurse prifti i kishte thënë se sundimi i familjes mbretërore do të merrte fund pas gjeneratës së dhjetë. Kjo edhe ndodhi. Në vitin 2001 princi i Nepalit, Dipendra, vrau tërë familjen e tij, pas grindjes që kishte pasur, meqë familjarët nuk e donin nusen që kishte zgjedhur ai. Sundimi më pas kaloi te axha i tij, e më pas Nepali u bë vend demokratik.
Kënga e mallkuar Frank Sinatra është legjendë e të gjitha kohëve, por kënga e tij “My Way” nxitë më shumë kujtime të këqija, sesa të mira. Sipas disa burimeve, të paktën 6 njerëz kanë vdekur derisa natën këndonin “karioke” me këtë këngë në vende të ndryshme. A mund të jetë shpirti i Sinatrës, që është i zemëruar kur të tjerët ia këndojnë këngët keq?
Mallkimi që vrau familjen cariste Rasputin ishte një fshatar i varfër, që kishte lindur në Siberi. Nga të qenit magjistar, ai ia doli që të bëhej këshilltar i caricës Aleksandra. Ai fitoi edhe më shumë simpati pasi që shëroi princin. Aristokratët ishin xhelozë ndaj tij, prandaj vendosën që ta hiqnin qafesh. Por, u pa se nuk kishte bir nëne që do ta vriste Rasputinin. Ai u mbijetoi plagëve nga armët e zjarrit, i mbijetoi një rrahjeje brutale, si dhe tentimit që t’i preheshin organet gjenitale. Përfundimisht, atë e lidhën dhe e gjuajtën në një lumë të akullt. Para se të vdiste, ai bëri një mallkim në të cilin thuhet se, nëse do të vritet nga ana e ndonjë aristokrati, atëherë edhe familja mbretërore do të vritej brenda afatit aktual kohor. Kjo edhe ndodhi, me ekzekutimin e carit, caricës dhe fëmijëve të tyre
Mallkimi i “dragoit” Sipas rrëfimit, i ati i legjendarit Bruce Lee, që quhej Li Hoi ?uen ishte mallkuar nga tregtarët kinezë, të cilët kishin kërkuar që të gjithë meshkujt në familjen e tij të vdisnin të rini. Kjo edhe ishte ajo që i ndodhi Bruce Lee-s, të birit të tij, i cili vdiq i ri. Ekziston një film rreth tij, ku flitet për luftën e tij kundër demonëve, ku përshkruhet mu ky mallkim. Habit fakti që, 2 muaj p
Diskutime rreth kësaj post