Deputeti Lefter Maliqi, shprehet se e sheh veten si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme mes PD-së dhe LSI-së, ndërsa ka thënë se asnjë prej deputetëve të opozitës së re nuk i sheh si deputetë të ardhshëm.
“Jam i bindur se nga opozita e re nuk shoh ndonjë deputet të ardhshëm. 70% unë do të jem deputet por mbetet në dorën time, pasi elektorati do që unë të jem deputet. Me votat e mia partitë kanë fituar në Berat. Kam dëshirë që të jem deputet mes PD-së dhe LSI-së, por nuk përjashtohet mundësia të jem në ndonjë forcë tjetër të opozitës së bashkuar. Me këdo që do të jem unë do të kthehet rezultati”, tha Maliqi për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post