Mali i Zi ka vendosur masa drastike ndaj Shqipërisë dhe Kosovës me rastin përkeqësimit të situatës së Covid-19 në rajon. Kështu duke nisur që sot të gjithë udhëtarët nga vendi ynë dhe Kosova do të mund të kalojnë kufirin për në Malin e Zi vetëm nëse kanë një test që tregojnë se nuk janë prekur nga Covid-19.
Qeveria malazeze ka vendosur mbrëmjen e së enjtes që Shqipëria e Kosova, bashkë me 4 vende të tjera të futes në ‘listën e verdhë’ të rrezikut për Covid-19.
Qytetarët nga këto vende do të mund të udhëtojnë nëse kanë një test metodës PCR ose serologjik, jo më të vjetër se 72 orë. Test me metodën PCR, tregon nëse personi është i infektuar në atë moment, kurse testi serologjik tregon nëse personi e ka kaluar koronavirusin.
Përveç Shqipërisë e Kosovës, në listën e verdhë bëjnë pjesë dhe Singapori, Libani, Izraeli dhe Bosnje e Hercegovina.
Diskutime rreth kësaj post