Pavarësisht akuzave të fundit për lidhje me Serbinë dhe varësi apo mbështetje ndaj qeverisë serbe, zëvendës kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka dhënë deklarata të cilat sulmojnë fort Serbinë dhe synojnë të japin idenë e një politikani që mundohet për të mirën e vendit të tij, edhe nëse kjo do të thotë që ti dalë kundër qeverisë. Abazoviç, i cili mban postin e zëvendës kryeministri dhe dhe njëherazi atë të koordinatorit të shërbimeve të sigurisë, kërcënoi se do të përmbysë qeverinë nëse ministri i Brendshëm Sergej Sekuloviç dhe shefi i policisë Zoran Brdjanin shkarkohen.
Qeveria aktuale e Malit të Zi është një qeveri e arritur nga koalicioni dhe kërkesa për shkarkimin e zyrtarëve Sekuloviç dhe Brdjan është kërkuar nga partnerët e tij qeverisës. Abazoviç është drejtues i Lëvizjes Qytetare URA që ka katër deputetë në Parlament është pjesë e koalicionit qeverisës me 41 deputetë nga 81 deputetë që ka gjithsej Parlamenti malazez. Kjo do të thotë se me dorëheqjen e partisë së tij nga koalicioni, qeveri e Malit të Zi bie.
Deklarata e Abazoviç:
“I kam thënë Kryeministrit dhe kolegëve të mi në qeveri disa herë që ata po kalojnë një vijë të kuqe. Nëse do të jetë e mundur të kemi një ministër të ri të Brendshëm, duhet të kuptoni që do të duhet të kemi edhe një Kryeministër të ri. Unë do të rrëzoj qeverinë. Unë do të ndaloj mbështetjen që i kam dhënë koalicionit që solli këtë qeveri në pushtet nëse mendoj që ajo që po bëjnë është e padrejtë“, tha Abazoviç për Vijesti.
Diskutime rreth kësaj post