Nga Eduard Zaloshnja
Sot nga “Çadra e Lirisë”, Berisha kërcënoi se, në qoftë se do të shkohet në zgjedhje pa PD-në, do t’i detyrojë kundërshtarët t’ia mbathin nga Shqipëria me fustane grash, siç bëri Gramoz Ruçi më 1996-ën.
Dhe pasdite Gramoz Ruçi ia ktheu përgjigjen tërthorazi Berishës, duke iu drejtuar Kryetarit të Kuvendit: “Ju zoti kryetar keni katër vite që drejtoni kuvendin, dhe Saliut i keni dhënë kohë për të folur; ka folur 3 herë më tepër se sa Kryeministri.
Ka kufij kjo punë zoti kryetar, 1 milion njerëzit që na kanë votuar për ta qeverisur këtë vend po vazhdojnë të shikojnë sesi na merr peng një çadër që e ka hallin tek Vettingu dhe drejtësia.
Përgjigja ime për këtë është një dhe e vetme: Dialogu ka mbaruar! Ne socialistët i kemi bërë llogaritë tona, i kemi patur dhe po të duam, i kemi 71 vota edhe pa LSI-në (për të zgjedhur Presidentin e Republikës), por shpresoj që të mos të na detyroni dhe të mos marrim përsipër të shkelim mbi moralin e kësaj force politike”.
Me pak fjalë, Ruçi i tha Berishës se PS-ja do të vazhdojë kursin e saj, pavarsisht se ç’thotë ky i fundit në “Çadrën e Lirisë” dhe pavarësisht se çfarë qendrimi do të mbajë këtej e tutje LSI-ja.
Përplasje “malësorësh” në distancë! Njëri me origjinë nga Kurveleshi e tjetri nga Malësia e Gjakovës…
Diskutime rreth kësaj post