Liz Truss do të jetë kryeministrja e ardhshme e Britanisë, pasi fitoi ditën e djeshme garën për kreun e partisë konservatore qeverisëse në një kohë kur vendi përballet me një krizë të kostos së jetesës, trazira industriale dhe recesion. Pas disa javësh të një gare të karakterizuar shpesh me tone përçarëse ku ministrja e jashtme u përball me ish-ministrin e financave Rishi Sunak, zonja Truss doli në krye me votat e anëtarëve të Partisë Konservatore.
Rezultati tani vë në lëvizje dorëzimin e detyrës nga Boris Johnson, i cili u detyrua të njoftonte dorëheqjen e tij në korrik, disa muaj pas një skandali që e la atë me shumë pak mbështetje për administratën e tij. Zoti Johnson do të udhëtojë në Skoci për të takuar Mbretëreshën Elizabeth për të paraqitur zyrtarisht dorëheqjen e tij. Më pas zonja Truss gjithashtu do të takohet me mbretëreshën ku edhe formalisht do t’i kërkohet të formojë qeverinë e re Liz Truss do të bëhet kryeministrja e katërt e konservatorëve që nga zgjedhjet e vitit 2015. Nga ana tjetër, Truss ka një linjë shumë të fortë kundër Rusisë. Pak ditë më parë ajo paralajmëroi se mund të përdorë armët bërthamore, duke kërcënuar direkt Vladimir Putinin se luftën nuk ka për ta fituar. E pyetur nga një prezantues për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore gjatë një debati të organizuar nga “Times Radio”, Truss tha pa emocione: “Unë mendoj se është një detyrë e rëndësishme e kryeministrit dhe jam gati ta bëj”.
Kur u pyet se si do ta bënte Truss të ndihej një vendim i tillë, ajo tha, “Unë jam gati ta bëj atë”, duke marrë një ovacion të vazhdueshëm. Mbretëria e Bashkuar ka qenë një fuqi bërthamore që nga viti 1952 dhe është një nga pesë fuqitë bërthamore të njohura zyrtarisht sipas Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore. Aktualisht ka 225 raketa bërthamore dhe mban një program të përhershëm parandalues ??detar.
Diskutime rreth kësaj post