Një aksident tragjik është regjistruar në Athinë ku janë përplasur dy mjete, teksa dy vajza të reja kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes dhe në njërin mjet ndodhej 18-vjeçarja shqiptare që humbi jetën dhe 1 tjetër, ndërsa në mjetin tjetër shoferja, 19-vjeçarja që ndërroi jetë dhe një person tjetër.
Shqiptarja po kthehej nga puna, me kushërirën e saj që ndodhet tashmë në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në spital është edhe mikesha e viktimës tjetër 19-vjeçare. I dashuri i 18-vjeçares Stelës, personi i fundit që e ka kontaktuar para aksidentit, ka treguar për ankthin që përjetoi ai dhe familja e vajzës, kur mësuan lajmin tragjik.
“I thashë natën e mirë në orën 23:10. Ajo doli nga puna, doli për shëtitje me kushërirën e saj, më dërgoi një foto të fytyrës së saj dhe kaq. I dërgova mesazh, rashë në gjumë dhe nuk më tha kurrë natën e mirë. Mamaja e saj më telefonoi në mëngjes. Ajo nuk e dinte se çfarë ndodhi, asgjë”, thotë i dashuri i 18-vjeçares shqiptare.
Diskutime rreth kësaj post