Mbrëmjen e sotme një aksident me vdekje ndodhi në aksin Tiranë – Fushë Krujë.
Ngjarja e rëndë u shënua në afërsi të fshatit Larushk, aty ku një automjet tip “Benz” me targa AA 222 FY përplasi për vdekje 40 vjeçaren Burbuqe Dervishi.
Ajo po ecte në anë të rrugës kur është goditur dhe marrë zvarrë për rreth 100 metra nga makina e cila e ka zënë poshtë.
Sipas dëshmitarëve gruaja është shoqëruar nga drejtuesi i makinës për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të rënda të marra nga goditja e makinës.
Policia e Durrësit bën me dije se drejtuesi i mjetit është vënë në pranga,
Diskutime rreth kësaj post