Makina e Adriatik Lapaj u përfshi nga flakët ndërsa ishte në lëvizje e sipër. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kuvajt”, në Tiranë.
Për fat të mirë incidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i avokatit, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se është shumë mirë.
“Jam top! Nuk ka asgjë të qëllimshme. Si njerëzit që bëhen për spital edhe makinat pësojnë defekt. Asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Thjesht defekt. Ju dua!”-shkruan ai
Diskutime rreth kësaj post