Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e njëv aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme nëv Vlorë.
Policia bën me dije se shtetasi me inicialet D. S., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një bordurë prej betoni, në anë të rrugës.
Nga përplasja, është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi R. D., 45 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi D. S. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Diskutime rreth kësaj post