Policia e Lezhës ka sekuestruar një sasi prej 70 kilogramë kanabis sativa, e cila po transportohej me një makinë.
Makina ishte në vëzhgim nga Lezha dhe është ndaluar në Kamëz.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, Sokol Vatnikaj ku ndodhej lënda narkotike. Operacioni është realizuar nga antidroga Lezhë dhe Forca e Posaçme Operacionale.
“Me datë 31.03.2017 , nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, pas një pune të mirëfilltë hetimore ndjekur me metoda speciale të hetimit si dhe falë veprimeve policore të mirorganizuara , kanë finalizuar me sukses operacionin e radhes të koduar STOP ku jane sekuestruar nje sasi e konsiderueshme lende narkotike dhe jane shoqeruar disa persona.”
Vazhdojnë të kryhen veprimet për dokumentimin e plotë.
Diskutime rreth kësaj post