Kryefamiljar var me litar dy fëmijët e tij të mitur 4 dhe 6 vjeç dhe më pas i jep fund jetës. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 07:36 ka marrë një telefonatë se në lagjen nr 4-Korçë është vetëvarur në banesë shtetasi Naum Toshi, 41 vjeç. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbime të policisë dhe ambulanca.
Në vendngjarje u konstatua se ky shtetas ka varur dhe dy fëmijët e tij të mitur, djemtë e tij. Nga të dhënat paraprake mendohet se krimi makabër është kryer në kushtet e renduara psikologjike. Kryefamiljari prej kohësh kishte probleme të vazhdueshme me bashkëshorten e tij.
Kjo e fundit shpesh ikte nga banesa duke braktisur vogëlushët e saj prej mujash. Ndonëse rikthehej, ajo largohej sërish. Për herë të fundit rezulton të jetë larguar përpara disa javësh, ndërkohë që kryefamiljari për të sjellë të ardhura financiare punonte si emigrant në Greqi. Hetimet ende nuk kanë mbaruar dhe policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Përpara se 41-vjeçari të merrte jetën e dy fëmijëve të tij dhe vetes, kishte shkruar një letër, të cilën e kishte ngjitur tek dera. Banesa ishte dykatëshe dhe në letër lexohej:-“Ngjitur lart!”. Ka qenë babai i N.Toshit ai që gjeti letrën. Ky i fundit është ngjitur në katin e dytë të shtëpisë dhe ka parë skemën makabre, tre kufoma të varur me litar.
Diskutime rreth kësaj post