Majlinda Kelmendi pak minuta më parë ka mposhtur zviceranen Evelyne Tschopp, në çerekfinalen e Kampionatit Evropian të xhudos, që po mbahet në Poloni, duke arritur kështu të kualifikohet në gjysmëfinalen.
Xhudistja pejane kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në të dytën e ka mposhtur britaniken Chelsie Giles.
Në raundin e tretë në kategorinë deri në 52 kilogram, kampionia aktuale e Europës arriti të mposhtë zviceranen, Evelyne Tschopp.
Majlinda në gjysmëfinale do të përballet me polaken, Joana Ramos.
Diskutime rreth kësaj post