Deputetja Malinda Bregu ka dal kundër qëndrimit zyrtar të PD për çeljen e negociatave duke i këkruar Komisionit ti çel ato pasnesër. Në fjalimin e saj Bregu theksoi se Nuk ka menyre tjetër për të detyruar qeverine e politikën për të nderrmarrë seriozisht reformat se sa kjo rruge. Sic thuhet: kura me e mirë kundër armiqve të demokracise, është më shumë demokraci
Partia Demokratike kërkoi përmes deputetit Aldo Bumçi që Komisioni Europian të mos hap negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ky i fundit ka depozituar nje amendament qe anulon kerkesen drejtuar Komisionit dhe Keshillit per percaktimin e dates per hapjen e negociatave Shqiperine, duke e zevendesuar kete kerkese me vendosjen sipas PD, te kushteve per zgjedhjet, implementimin e ligjit te dekriminalizimit dhe te 5 prioriteteve.
Gjatë fjalës së saj Majlinda Bregu theksoi se reforma në drejtesi ishte dhe një skaner per te gjithe ne. Duke theksuar këtë Bregu diferencohet nga partia e saj e cila ka cuar tre nga shtatë ligjet e reformës në Gjykatë Kushtetuese dhe po mban qëndrim armiqësor ndaj saj.
Më poshtë Bregu theksoi se “Ju, EU jeni investuar me shume ne ruajtjen e stabilitetit se sa ne zhvillimin e demokracisë. Situata në Shqipëri dhe kjo rrugë e gjate i shton listës se 5 prioriteteve sipas meje edhe dekriminalizimim dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Edhe zhvillimi ekonomik i vendit duhet te jete priotitet.
E fundit: komisioni duhet të propozoje pasneser çeljen e negociatave. Nuk ka menyre tjetër për të detyruar qeverine e politikën për të nderrmarrë seriozisht reformat se sa kjo rruge. Sic thuhet: kura me e mirë kundër armiqve të demokracise, është më shumë demokraci”
Diskutime rreth kësaj post