Ish-Ministrja e Integrimit, njëherësh dhe kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit deputetja e PD Majlinda Bregu në një takim me biznesin, ka nënvizuar rëndësinë e integrimit të sipërmarrjes shqiptare sipas rregullave të BE.
Bregu ka nënvizuar se çelja e negociatave me BE një process I vështirë por shumë i domosdoshëm dhe duhet të zhvillohet me një dialog të qartë me të gjitha grupet e interesit.
Po citojmë të plotë postimin e Bregut në rrjetin social:
Integrimi i sipërmarrjes shqiptare sipas rregullave te BE është sfidë dhe përgjegjësi se pari e qeverise.
Biznesi dhe sipermarrja shqiptare kane nevoje per masa konkrete mbeshtetese dhe jo per kryqezata ndeshkimore te cilat jo vetem nuk mbushin arken e shtetit, por vrasin edhe klimen e domosdoshme te mirekuptimit mes administrates dhe biznesit.
Shqiperia nuk eshte treg i fuqishem perballe konkurences se tregjeve rajonale dhe me tej, presionit te tregut te perbashket te BE-se.
Bujqësia dhe agropërpunimi, turizmi, industria, shërbimet, eksportet, etj, nevoja per te caktuar prioritet tona te qarta kombetare se cilet sektore do te jene prioritare;cfare kosto i sjell biznesit niveli i admistrates; investimi i manget ne teknologji moderne, kapital njerezor, incentivat per investimet e huaja, hartimi nje strategjie se si nxitet dhe mbeshtetet konkurrenca e ndershme dhe cfare ndryshimesh ligjore jane te nevojshme per te mbeshtetur prioritet kombetare në mënyrë të qëndrueshme, duhen konsultuar ne vijimesi.
Celja e negociatave te anetaresimit te Shqiperise ne BE, do te jete me e veshtire se sa imagjinon kush nuk e kupton procesin.
Sidomos nese nuk zhvillohet e mbahet nje dialog i qarte me gjithe grupet e interesit. Keshilli Kombetar i Integrimit do ta vazhdoje kete bashkebisedim ne nivel politikash sektoriale.
Eshte ceshte e qasjes drejt modelit europian te zhvillimit.
Nuk kryhet me fjalime pa buke.
Diskutime rreth kësaj post