Majko thumbon Ramën : “Kam dorë të keqe…”
Deputeti socialist Pandeli Majko ka thumbuar me ironi sot kryeministrin Edi Rama në momentin kur ky i fundit po shpërndante karta anëtarësish të reja.
Kryeministri ftoi një të ri që të merrte kartën e anëtarësisë, mirëpo radha i takonte Majkos që t’ia dorëzonte.
Majko, sapo mori fjalën, i kujtoi se duhet të bënte kujdes kur ia ngarkonte atij këtë “detyrë”.
“Unë kam dorë të keqe, se kartën e parë të anëtarësisë ia kam dhënë Koços dhe pastaj Blushit. Ndaj zgjidh tani se ka do shkosh”, tha Majko. Në sallë pati të qeshura.
Edhe vetë Rama qeshi me ironi dhe më pas iu përgjigj. “Pandi është i vetmi që i mbijeton çdo dallge”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post