Në prag të përvjetorit të lindjes Arbën Xhaferit, deputeti socialist Pandeli Majko ka përkujtuar ish-kreun e Partisë Demokratike të Shqiptarëve të Maqedonisë.
Përmes një statusi në “Facebook”, Majko e cilëson Xhaferin si “rilindësin e fundit” të shqiptarëve.
“Gëzuar ditëlindjen Arbën Xhaferi. Na mungon or mik si pak të tjerë, duke qenë i pranishëm me mospraninë tënde. Na mungojnë zëri yt i avashtë dhe shkreptima e mendimit tënd racional. Gëzuar ditëlindjen rilindësi i fundit i popullit tim”, shkruan Majko.
Arbën Xhaferi u lind më 25 janar 1948 në Tetovë dhe ndërroi jetë më 15 gusht 2012 në moshën 64-vjeçare në spitalin e Shkupit si pasojë e një hemorragjie cerebrale.
Diskutime rreth kësaj post