Deputeti socialist, Pandeli Majko, ka përkujtuar sot ata që morën armët dhe luftuan për clirimin e atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë deri në çlirimin e tij.
Duke publikuar një foto, ku paraqitet betimi i Gardës së ushtrisë shqiptare të kohës, në Romë në maj 1939, Majko shkruan se, “ Kjo është një foto që “godet” më shumë se sa 7 prilli i pushtimit fashist. Ajo paraqet betimin e Gardës së ushtrisë shqiptare të kohës në Romë, në Maj 1939… një muaj pas invazionit të vendit”.
“Padyshim, çdo ngjarje ka kontekstin e vet. Ajo që dëshiroj të kujtoj sot janë ata përfaqësues ushtarakë dinjitozë si Mujo Ulqinaku, të cilët kundërshtuan me armë pushtimin e vendit. Kujtesë dhe respekt, megjithë se u duhet shkruajtur emri në një pllakë mermeri, me nderim, atyre ushtarakëve që nuk pranuan të betoheshin atë ditë në Romën e kësaj fotoje”, thekson Majko.
“Por… Një nderim dhe përulje të vecantë për ata që morën armët dhe luftuan për clirimin e atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë deri në clirimin e tij. Në histori duhet të dish të zgjedhësh edhe kur ka kosto”, ka shtuar Majko.
“7 prilli na vjen cdo vit si një “ftesë” e heshtur për cilindo, se në cdo rast e udhëkryq, zgjedhja është vetëm Shqipëria. Kush zgjedh Atdheun përballë pushtuesi,t ka falje në cdo kohë”, ka theksuar Majko.
Diskutime rreth kësaj post