Pandeli Majko, ministri i Shtetit për Diasporën, kryeministër gjatë luftës në Kosovë, një nga figurat më të votuara të së majtës ndër vite i bën një “skaner” politikës aktuale në vend.
Në një intervistë për TVSH-në ai flet për qeverinë “Rama 2”, për Presidencën e zotit Meta dhe platformën e regjistrimit dhe votës së emigrantëve shqiptarë.
“Viti 2017 ishte shumë i çuditshëm, ne i fituam zgjedhjet si rezultat i punës, por edhe si një dhuratë nga kundërshtari.
Nëse 200 mijë votat që do të votonin PD-në do të ishin futur në sistem sot Partia Socialiste do të ishte duke kërkuar për një koalicion, aleancë”, tha Majko.
Ndersa ne lidhje me Metën, ai ka nenvizuar se “Eksperienca nuk do e lejojë të veprojë edhe kur mund të mendojë në mënyrë të gabuar.
Për sjelljen e tij në zyrën e presidentit nuk ke çfarë t’i thuash”.
Diskutime rreth kësaj post