Raporti mes Ramës dhe ministrit të tij Pandeli Majko pati një krisje të fortë muaj më parë kur ky i fundit refuzoi të votonte prishjen e Teatrit.
Sëfundmi, Majko është shprehur se ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit, pas përplasjes për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Në intervistën në emisionin ‘A’, në News 24, Majko tha se dorëzoi dorëheqjen, por ishin fjalët e thëna nga Edi Rama, si mik, që e bënë të qëndrojë në zyrë.
I ke bërë ndonjë pyetje vetes Pandi pse kryeministri ka ndaj teje një sjellje relativisht si me thënë jo domosdoshmërisht të përulur por të kujdesshme. Si me thënë, me çfarë mund ta kishte trembur ti atë?
Me asgjë. Unë të nesërmen shkova i dorëzova dorëheqjen.
Të cilën ai nuk e pranoi duke thënë çfarë?
Unë nuk kisha ndërmend ta pranoja mospranimin e tij por boll disa fjalë që nuk vinin nga kryeministri por vinin nga Edi, që unë të thashë e kam mik më ndryshuan mendjen.
Diskutime rreth kësaj post