Majk po e lë një vit të jashtëzakonshëm me shumë projekte të sjella gjatë 2018. Pos që solli këngë të reja për tregun muzikor shqiptar, ai ka pasur risi edhe në jetën private. Në fakt, reperi është baba i një fëmije nga një lidhje jashtëmartesore me Majlinda Zeka, me të cilin kishte përfunduar lidhjen gjatë kohës së shtatzënisë së prishtinases.
Ai gjatë ditës së sotme ka pasur një reagime të paparë deri më tani, duke kërkuar shpjegime për femrat e ditëve të sotme.
“Shtikllat 1000 euro. iPhone 1000 euro. Çantën e dorës 1000 euro e rrogën 300 euro ose janë papunë femrat e qytetit tim”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Instagram.
Ai më tutje ka treguar se kjo është një ndër arsyet pse deri më tani nuk është kurorëzuar me ndonjë vajzë.
“Edhe hala po më pyesin ose po ndahem. Popull budalla”, ka shkruar Majku. Ndryshe, reperi është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm.
Diskutime rreth kësaj post