Reperi me origjinë nga Kosova, Majk ka postuar një video ku shfaqet djali i tij Roan dhe ish-partnerja e tij, Majlinda Zeka, duke kënduar një nga këngët e tij.
“Syte mu kanë qorru met pa , videoja ime e preferuar”,- shkruan reperi në videon e ndarë në profilin e tij në rrjete sociale, ndërsa ka etiketuar dhe ish-të dashurën e tij, Majlinda Zekën, duke e shoqëruar dhe me emoji zemrash.
Një ndër çiftet më të përfolura në shoëbiz, Majk dhe Majlinda kanë pasur në disa raste debate virtuale, dhe nuk kanë shkuar aspak mirë me njëri-tjetrin.
Por mesa duket së fundmi, reperi dhe ish-partnerja e tij kanë vendosur t’i japin fund debateve dhe të krijojnë një raport miqësor bashkë. Mos do të thotë kjo se çifti po mendojnë një rikthim së bashku edhe për hir të djalit? Gjithçka mbetet për t’u parë.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post