Aktualisht e gjithë Shqipëria është në një gjendje të vështirë për shkak të situatës së koronavirusit. Ama sot porti i Durrësit ka pritur një super jaht luksoz me 15 vela duke marrë vemendjen e të gjithëve.
“Falcony maltez” mbërriti pas tre ditë lundrimi në portin e Durrësit mëngjesin e sotëm me ekuipazhin e tij.
Burime zyrtare nga kapiteneria e portit të Durrësit bënë me dije se jahti me flamur maltez, i rregjistruar në Valeta, u ankorua në portin e Durrësit, me qëllim funizmin me karburant dhe ushqime.
Të njëjtat burime pohuan se funizimi me naftë për mjetet lundruese turistike është i subvencionuar, ndërsa krahas furnizmit me karburant, ekuipazhi do të bëjë edhe furnizimin me ushqime.
Tre direkë mbajnë 15 vela me një sipërfaqje rreth 2400 metra katror.
Veliera Maltese Falcon është ndërtuar në kantierin detar Perini Navi në Tuzla, Stamboll, e porositur nga pronari i saj i parë, Tom Perkins. Ajo është marrë me qira nga aktorë të famshëm hollivudianë si Tom Hanks apo Hugh Jackman, bashkëthemeluesi i Google, Larry Page etj.
Diskutime rreth kësaj post