Historia e agjentit më të madh të historisë së spiunazhit: Si një ish-fermer pulash, i vetë-bërë spiun mashtroi Hitlerin duke ndihmuar Aleatët të fitonin Luftën e Dytë Botërore
Nga Lucas Reilly
Javë përpara zbarkimit në Normandi, komandantët e Aleancës kishin përpara sfidat më të vështira. “Ky operacion nuk është duke u planifikuar me ndonjë alternativë,” tha gjeneral Dwight Eisenhower. “Ky operacion është i planifikuar si fitore, dhe kështu duhet të jetë”. Në fakt, më shumë se 6 mijë anije ishin të gatshme të lundronin nëpër Kanalin Anglez për të sjellë “dallgën” e parë të dy milion trupave në plazhet e Normandisë. Afro 20 mijë automjetet zbritën në breg si dhe 13 mijë aeroplanë hodhën mijëra ton eksplozivë.
Madhësia absolute e pushtimit – që do të ishte më i madhi në histori – ishte tronditës. Por të tilla ishin dhe aksionet. Megjithatë gjeneral Eisenhower ishte i mbushur me dyshime. Ai ishte kthyer në një “oxhak të shqetësuar” duke tymosur 4 paketa cigaresh në ditë. Liderët e tjerë të Aleancës ndjeheshin njëlloj të pasigurtë. Ndërsa Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Imperial Alan Brooke shprehej me pesimizëm: “Nuk do të funksionojë”. Ditën përpara pushtimit, EisenhoWer nëpërmjet një shënimi me laps pranonte fajin në rast se duhej të urdhëronte tërheqjen. Kur pa divizionin e fundit të Airborne 101 të nisej, gjenerali i çeliktë filloi të qante.
Ata ishin shumë të shqetësuar dhe kishin arsye për këtë. Me kaq shumë trupa dhe kaq shumë artileri që ndodhej në Angli, ishte e pamundur të mbaje sulmin sekret. Hitleri e dinte që sulmi po vinte, dhe kishte përgatitur një mbrojtje prej muajsh. Vetëm një detaj i kishte shpëtuar atij, dhe ai kishte besim në fitoren e nazistëve, por ai nuk dinte se ku ekzaktësisht do të ndodhte sulmi. Për ta bërë ditën e sulmit të suksesshme, Aleatët e kishin të nevojshme ta mbanin atë të fshehtë. Ata duhet të mashtronin gjermanët duke i bërë të mendojnë se pushtimi i vërtetë ishte vetëm një bllof, ndërsa ideja për ta bërë sulmin të dukej shumë i madh ishte diku tjetër. Detyra dukej e rëndësishme, por për fat, britanikët kishin një armë sekrete: një spanjoll qeros i ri e i shkurtër. Ai ishte një spiun amator, që tashmë ishte bërë profesionist, gënjeshtari më i madh në botë. Ai ishte gjithashtu një fermer pulash.
Juan Pujol Garcia punonte në një hotel në momentin kur vendosi të bëhej spiun. Edhe pse ai kishte lindur në një familje të pasur në Barcelonë në vitin 1919, Pujol i kishte lënë pas dore privilegjet e tij. Ai la shkollën në moshën 15-vjeçare, gjë që e zhgënjeu shumë familjen e tij, dhe u regjistrua në një akademi për fermerët e pulave. Në moshën 21-vjeçare ai shërbeu për 6 muaj në një shërbim të detyrueshëm ushtarak, por jeta ushtarake nuk ishte për të. Ai bleu një teatër filmash. Kur ndërmarrja i dështoi, ai bleu një tjetër teatër më të vogël që pati po të njëjtin fat. Suksesi dukej se nuk ishte me të. Në moshën 24-vjeçare, Pujol kishte hequr dorë nga të punuarit në fermë pulash dhe të martohej me një vajzë të cilën nuk ishte i sigurtë a e dashuronte. Jeta e tij ishte normale, për të mos thënë e mërzitshme.
Megjithatë e tillë ishte jeta në Spanjë, me grupet fashiste e komuniste që luftonin dhunshëm për pushtet. Kinematë e teatrot që u kthyen në vende masakrash publike dhe kufoma politikanësh që ndotnin rrugët e Madridit. Kur Spanja u zhyt në luftë civile në korrik të vitit 1936, Pujol duhet të raportonte për detyrën e tij, por përkundrazi ai u largua. Shumë shpejt u kap dhe u dërgua në burg. Pasi u arratis nga burgu, u mbyll në një shtëpi të sigurt në Barcelonë. Të fejuarën e tij nuk e pa kurrë më. Pas një viti në depresion, Pujoli i dobësuar doli nga ku ishte fshehur. Ai ishte në gjendje të krijonte një dokument ku thuhej se ishte shumë i vjetër për ushtrinë, dhe kjo ishte e para e një liste të gjatë gënjeshtrash.
I dëshpëruar për para, Pujoi gjeti një punë për menaxhimin e një hoteli të rëndomtë në Madrid që quhej “Majestic”. Pavarësisht se në kushte jo të mira, hoteli ishte një shtëpi edhe për të. Ai ishte një njeri që fliste shumë, dhe hoteli ishte një vend i mirë për të njohur njerëz. Dhe këta njerëz mund të ishin bileta e tij për t’u larguar nga Spanja e copëtuar nga lufta.
Një ditë, Duka spanjoll i Torres hyri në hotel dhe kërkoi një dhomë. Kur Pujol hyri në bisedë me të, Duka filloi të ankohej për tezet e tij – dy princeshat – të cilat ishin mërzitura pasi nuk kishin pirë skoç që kur kishte shpërthyer lufta civile. Sytë e Pujol ndriçuan menjëherë. Ai e dinte se kishte pije alkoolike përtej kufirit në Portugali. Ai nuk kishte pasaportë, dhe të merrte një ishte gati e pamundur, por nëse dikush do të mund t’ia siguronte një të tillë ishin vetëm princeshat.
Kështu Pujol i ofroi Dukës një marrëveshje: Nëse ai mund t’i siguronte Pujolit një pasaportë, atëherë Pujol do të kujdesej për gjetjen e skoçit. Duka pranoi, dhe shumë shpejt Pujoli pati letrat e tij. Ai takoi aristokratët në Portugali, dhe mori 6 shishe me skoç në tregun e zi. Arriti t’i fuste ato në Spanjë me lehtësi. Ai kishte një dokument, për të cilin njerëzit vrisnin e vriteshin. Ai mund të arratisej tashmë.
Por nuk kishte kohë më të keqe për ta bërë një gjë të tillë, pasi nuk kishte asnjë vend të sigurtë. Disa javë më parë, në shtator 1939, Anglia i kishte shpallur luftë Gjermanisë. Hitleri kishte filluar “të gëlltiste” Europën. Pujol ishte i bllokuar dhe i zemëruar. “Bindjet e mia humane nuk do të bëjnë një sy qorr përballë vuajtjeve të mëdha që ka shkaktuar ky psikopat,” shkroi ai në një libër me bashkautor Nigel West të vitit 1985. Kështu, në vend që të komplotonte largimin e tij, Pujol filloi të bënte komplote skemash që do t’i hynin në ndihmë Aleatëve.
Në janar të vitit 1941, ai shkoi tek ambasada britanike dhe kërkoi punë si spiun, por kishte vetëm një problem, ai nuk dinte asgjë rreth spiunazhit. Të gjitha dyert e ambasadave e zbuan. I kthyer i zhgënjyer në shtëpi, ai bëri të pamenduarën: Telefonoi ambasadën gjermane dhe i tha atyre që donte të bëhej spiun për nazistët. Zëri nga ana tjetër e telefonit i tha Pujolit të shkonte në një kafene. Një agjent me kostum ishte duke e pritur në pjesën e prapme të kafenesë.
Pujol ndoqi urdhrat. Ai takoi në kafene, agjentin me emrin e koduar Federico, dhe ai ishte i specializuar për të zbuluar mashtruesit. Pujol filloi të shprehte një dashuri të devotshme por false për Hitlerin dhe Rendin e Ri Botëror. Pujol tha një lumë me gënjeshtra duke përmendur dhe emra diplomatësh inekzistentë të cilët gjoja i kishte miq. I impresionuar nga ai, Federico i kërkoi një takim të dytë.
Megjithatë Federico i tha Pujol se nazistët nuk kishin më nevojë për agjentë spiunë në Spanjë. Ditë më vonë, ai i tha Pujol të shkonte në Lisbonë dhe t’i jepnin atij një vizë daljeje. Por ambasada refuzoi. Dukej si fund i pashpresë, por përsëri, aftësia e Pujol për të mashtruar i hyri në punë. Në hotelin e tij në Lisbonë, ai u miqësua me një person të quajtur Jaime Souza. Kur dolën një natë së bashku, Souza i zbuloi një dokument që bëri Pujolin t’i rrihte zemra fort – një vizë diplomatike. Për një javë me radhë Pujol e ndoqi Souza-n kudo ku ai shkoni. Një pasdite, teksa të dy luanin ruletë, Pujol bëri sikur i dhimbte stomaku dhe ndërkohë që Souza vazhdonte lojën, Pujol u fut në dhomën e hotelit të tij, i hapi valixhen, kapi vizën dhe i bëri disa fotografi. Më pas u rikthye në kazino sikur s’kishte ndodhur asgjë.
Brenda disa ditësh, Pujol kishte falsifikuar dokumentin. Me t’u kthyer në Spanjë, ai ia tregoi atë Federicos. Agjenti ishte aq i impresionuar, sa e mori Pujolin nën krahun e tij. I dha 3 mijë dollarë cash dhe emrin e koduar ARABEL – që në latinisht do të thotë “përgjigje ndaj lutjes”. Detyra e tij e parë ishte të shkonte në Angli, të hiqej si producent radioje në BBC, dhe gjoja pjesë e inteligjencës britanike.
Por sigurisht, që Pujol nuk kishte asnjë interes për të spiunuar për nazistët. Ai donte të ishte një agjent i dyfishtë i Aleatëve. Kështu që në vend që të ndiqte urdhrat për të shkuar në Britani, ai shkoi në Portugali. Konfident se Aleatët tani do ta pranonin atë duke qenë se kishte akses tek sekretet gjermane, ai hyri në ambasadën britanike, dhe u tregoi atyre çdo gjë që për t’u bërë një agjent i dyfishtë. Por përgjigja britanike ishte e qartë: “JO”. Pujoli kokëvarur mendonte: “Pse armiku duhet të jetë kaq ndihmues, ndërsa ata për të cilët unë doja të punoja nuk duan”.
Kur lufta filloi, zyra e inteligjencës britanike ishte një fabrikë idesh të këqija. Vendimi për të refuzuar Pujolin ishte çështje politike. Aleatët kërkonin ta mbanin Spanjën jashtë lufte, kështu që nuk i hynte në punë një agjent i dyfishtë spanjoll. Plus që ndikonte fakti që Pujol nuk dinte asgjë për Anglinë. Nuk kishte qenë kurrë atje. Nuk dinte asgjë për ushtrinë. Me zor fliste dhe gjuhën. Dhe tani, atij i duhej të bindte nazistët që kishte jetuar atje.
Pa u larguar nga Portugalia, Pujol bleu një hartë të Anglisë, një guidë turistësh dhe një listë me oraret e trenave. Gjermanët i kishin thënë të rekrutonte agjentë që t’i vinin në ndihmë. Por Pujol kishte një ide më të mirë: ai do t’i krijonte ata, dhe kur gjërat të shkonin keq, do t’ua hidhte fajin këtyre agjentëve imagjinarë, dhe nëse çdo gjë do shkonte mirë, do t’i merrte meritat për vete. Pujol u dërgonte vazhdimisht letra gjermanëve, por jo me ndonjë informacion të nevojshëm. Por Pujol e dinte se nuk mund të vazhdonte kështu përgjithnjë. I kërkoi Britanisë ndihmë, por ambasada e refuzoi për të katërtën dhe të pestën herë.
Më pas, rastësisht, disa nga raportet e ARABEL shkuan shumë afër të vërtetës. Në një letër, ai u tha gjermanëve se një konvoj me 5 anije të Aleatëve kishin lënë Liverpulin për në Maltë. Ky informacion doli të ishte i saktë. Kur spiunët britanikë zbuluan mesazhin, agjentët u zunë në panik. Një spiun nazist lëvizte lirshëm në Angli. Britanikët u çmendën duke kërkuar Pujolin. Në prill të vitit 1942, britanikët e punësuan Pujolin si agjent të dyfishtë. Britanikët ishin shumë të impresionuar me aftësinë e tij për të luajtur me nazistët. Emri i tij i koduar ishte GARBO sepse sipas britanikëve ai ishte aktori më i mirë në botë.
Si një agjent i dyfishtë, rrjeti i spiunëve imagjinarë të Pujol u shtua shumë. Ai kishte shpikur në total 27 persona për t’ia dalë mbanë me gënjeshtrat e tij. Për të rritur besimin tek gjermanët, filloi t’i jepte informacione e sekrete të Aleancës, por që në fakt nuk i shkaktonin ndonjë dëm të vërtetë.
Për shembull gjatë operacionit për të pushtuar Afrikën Veriore, tre nga agjentët imagjinarë të Pujol raportuan se kishin parë trupa në Skoci që po bëheshin gati për një pushtim. Por ata nuk ishin aty në të vërtetë. Ky lajm i bëri konfuzë nazistët dhe i kapi ata të papërgatitur. Për të shpëtuar veten, Pujol u shkroi gjermanëve një letër një javë më vonë duke dhënë detaje ekzakte se kur dhe ku Aleatët do të sulmonin. Informacioni mund të kishte vënë në rrezik jetën e mijëra trupave, por letra u dërgua qëllimisht një ditë me vonesë kështu që Pujoli u duk sërish si një orakull.
Plot raste të tjera rritën emrin e tij. Kur nazistët donin t’i vinin bombën trenave civilë në Angli, ata i kërkuan Garbos orar për trenat. Ai i dërgoi një orar të skaduar. Kur gjermanët sulmuan një avion civilësh mes Portugalisë dhe Londrës, duke i vrarë të gjithë në bord, Pujol gënjeu duke thënë se në bordin e atij avioni ndodhej një nga agjentët e tij imagjinarë. Gjermanët e vënë në siklet nuk sulmuan më kurrë asnjë avion tjetër civilësh në këtë rrugë.
Në vitin 1943, Pujol ishte bërë një nga spiunët më të çmuar të Gjermanisë. Pujol që kishte dështuar në shkollë, në shërbimet ushtarake dhe biznes, ishte një nga njerëzit më të zotë. Dhe tani ai kishte ingredientët për të shpikur gënjeshtrën me të madhe në histori.
Anglia ishte mbushur me trupa, avionë, makina e tenda kudo. Dukej sikur ishulli do fundosej nga pesha e tyre. Sipas gjermanëve, ishte kjo pikërisht ajo që duhet të ndodhte. Puna e Pujolit nuk ishte të fshihte pushtimin francez, por të bindte gjermanët se do ndodhte në Kalais, 200 milje në veri të Normandisë. Nëse ai ia arrinte, shumica e ushtarëve nazistë do të prisnin në vendin e gabuar. Por shumë pak njerëz besuan se detyra do funksiononte. Ishte e vështirë t’ia hidhje Hitlerit.
Pujoli duhet të bindte nazistët se një ushtri me miliona trupa imagjinare ishte grumbulluar në Anglinë Juglindore. Ushtrisë imagjinare iu dha një emër real: Grupi i Armatosur i Shteteve të Bashkuara. Në maj të vitit 1944, Komanda e Lartë Gjermane ishte krejtësisht e hutuar. Ditë përpara zbarkimit në Normandi, Aleatët bombarduan 19 kryqëzime hekurudhore në afërsi të Kalais dhe asnjë në Normandi. Së bashku me raportimet e Pujolit, bombardimet bën që gjermanët të besonin se në Kalais ekzistonte një ushtri e vërtetë.
Më 6 qershor 1944, trupat e parë të Aleatëve sulmuan në rërën e plazhit Omaha në Normandi. Dita e shumëpritur kishte filluar. Komploti kishte funksionuar. Askush nuk e mori pushtimin seriozisht. Nazistët kujtuan se ishte një skemë për t’i shkëputur ata nga pushtimi i vërtetë në Kalais. Dy ditë kaluan dhe dhjetëra trupa të tjera zbarkuan në plazhe, dhe gjeneralët gjermanë akoma refuzonin të dërgonin përforcime serioze. Duke parë se si shkoi gjendja, një gjeneral iu lut Hitlerit për të përdorur Pancerat, tanket e frikshëm gjermanë dhe kjo mund të hapte problem për Aleatët.
Por herët në mëngjes, Pujoli dërgoi një mesazh për ushtrinë false që do të ndryshonte historinë: “Jam i mendimit se këta trupa po operojnë këtu për të bërë një sulm vendimtar në një vend tjetër. Ndoshta do të ndodhë në vendin e quajtur Kalais”. Ky ishte mesazhi që iu dërgua Berlinit. Kështu që pasi lexoi mesazhin e Pujolit, Hitleri urdhëroi që të ndalohej sulmi me Pancerat.
Kjo ishte gënjeshtra më e madhe e Pujolit dhe i dha drejtim tjetër luftës. Ai shpëtoi dhjetëra mijëra jetë të ushtarëve të Aleatëve. Edhe një muaj më vonë 22 divizione gjermane qëndronin duke pritur ushtrinë false në Kalais. Kur Aleatët kishin rifituar Francën, komandantët gjermanë akoma besonin se ushtria FUSAG ishte reale. Berlini ishte i bindur në raportimet e Pujolit sa që e nderoi me Kryqin e Hekur, një nder që i jepet trupave në linjën e parë. Më vonë, Mbreti i Anglisë e bëri Pujolin anëtar të Urdhërit të Shkëlqyer të Perandorisë Britanike
I vetë-bëri spiun u bë i pari dhe i vetmi person që është dekoruar nga të dy vendet. E ashtuquajtura “D-Day” ishte fillimi i fundit. Hitleri vrau veten pranverën që pasoi dhe gjermanët kurrë nuk e zbuluan që kishin një agjent të dyfishtë në radhët e tyre. Më pas Pujol fluturoi drejt Amerikës së Jugut, pasi atje nuk donte të njihej nga askush. 4 vjet më vonë, ai u raportua i vdekur nga malaria, sëmundje që e kishte marrë gjatë kohës që eksploronte Afrikën.
Por edhe kjo ishte një gënjeshtër tjetër e realizuar shkëlqyeshëm në bashkëpunim me shërbimin sekret britanik. Gënjeshtra për vdekjen e tij u bë për të larguar ndonjë hakmarrje të mundshme të besnikëve nazistë.
Pujol, në atë kohë 36-vjeçar, ishte i gjallë dhe jetonte mirë në Venezuelë, ku jeta e tij u bë sërish e mërzitshëm dhe normale. Ai u martua, kishte dy djem, hapi një dyqan kontabiliteti dhe nisi një mësues gjuhës. Ai madje u përpoq të hapte sërish, por duke dështuar edhe njëherë në këtë sipërmarrje.
Ai jetoi larg vëmendjes deri në vitin 1984, kur gazetari investigues Nigel West e gjeti pas një kërkimi prej dy dekadash. Atë vit, Pujol 72-vjeçar u kthye në Londër për një bashkim emocional. Ish-kolegët e tij të MI5 u tronditën. “Nuk mund të jeni ju,” njëri prej tyre. “Ju jeni i vdekur!”
Perëndimi e mori Pujol në Francë për 40-vjetorin e Ditës D (D-Day). Sapo u mor vesh që Pujol ishte aty, një turmë me veteranë u afruan pranë tij. Një burrë, i rrethuar nga familja dhe veteranët e tjerë, duke i shtrënguar dorën Pujolit tha: “Kam kënaqësinë të njihem me agjentin Garbo, njeriu që shpëtoi jetët tona.”
Përgatiti në shqip: Tirana Observer
Diskutime rreth kësaj post