Vajza e një bossi mafioz në Palermo ka vënë në vështirësi të gjithë klanin që vepron në zemër të Siçilisë. E reja është dashuruar me një karabinier dhe kishte vendosur të jetonte jetën e saj me të.
Por babai, një ndër kokat drejtuese të kupolës së “Cosa Nostra”, nuk ka qenë dakord, dhe ka urdhëruar vrasjen e të bijës në emër të kodit të pashkruar të nderit. Prej gjashtë muajsh ndodhej në liri, por forcat e rendit e kanë arrestuar sërish sëbashku me 16 ushtarë të tij, të cilët kishin nisur ristrukturimin e grupit kriminal.
Babai i vajzës gjithashtu kishte planifikuar edhe vrasje të tjera, ndër të cilat edhe të karabinierit me të cilin shoqërohej e bija.
Kjo nuk është e parë që ndodh diçka e tille në radhët e mafias siçiliane. Në vitin 1983 bosi i Acquasanta urdhëroi vrasjen e së bijës pasi dyshonte së kishte një marrëdhënie jashtëmartesore.
Gjithashtu një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Totto Rinës, urdhëroi vrasjen e motrës, bashkëshortit dhe një gruaje pasi dyshonte se mes tyre kishte një trekendësh dashuror. Dhe 5 vjet më pas vrau edhe kunatën e tij, pasi mendonte se ishte shumë mendjehapur.
Sipas mediave italiane, bosët e vjetër vazhdojnë të veprojnë sipas kodit antik të “Cosa Nostrës”.
Diskutime rreth kësaj post