Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka përsëritur kërkesën e tij për një armëpushim në Ukrainë dhe tërheqjen e Rusisë nga termocentrali bërthamor Zaporizhia gjatë një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, tha të dielën Pallati Elysee.
Macron “dënoi vazhdimin e operacioneve ushtarake ruse në Ukrainë dhe përsëriti kërkesën e tij që ato të ndërpriten sa më shpejtë të jetë e mundur, që negociatat të fillojnë dhe të rivendoset sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës”, tha zyra e tij në një deklaratë, shkruan CNN-i të dielën.
Presidenti francez theksoi gjithashtu nevojën për të garantuar sigurinë e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhias.
Ai kujtoi se pushtimi rus ishte shkaku i rreziqeve aktuale për integritetin e centralit bërthamor.
Diskutime rreth kësaj post