Politika e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan është orientuar ndaj destabilizimit të Bashkimit evropian, vlerësoi presidenti francez Emanuel Makron në një intervistë për “Pari maç”.
Sipas presidentit francez, Erdogani zbaton politikë ekspansioniste të bazuar në përzierje të nacionalizmit dhe islamizmit, që është e papajtueshme me interesat evropiane dhe është faktor për destabilizimin e Evropës.
“Në një situatë të tillë, Evropa duhet të bëjë vlerësim real të asaj që ndodh dhe të veprojë në pajtim me interesat e saja”, – ka thënë Makron.
Ai shtoi se në asnjë rast nuk është shpallje për eskalim. Megjithatë, duke e pasur parasysh nevojën që të ndërmerret veprim si metrik, duhet të shmanget ”diplomacia e pafuqishme”.
Diskutime rreth kësaj post