Tani për tani nuk kam askënd dhe as që jam duke dalë me dikë. Ndoshta nuk e përjashtoj mundësinë që t’i shikoj ofertat që po më vijnë në “Facebook”. Nuk fsheh dëshirën: nëse e shoh si serioze ndonjë ofertë për martesë të ndonjë djali me leje të përhershme qëndrimi në Perëndim, do pranoj të martohesha me të, sepse jam mërzitur me këtë jetë këtu…
E, si erdhi deri këtu?
Gjatë shkollimit tim të mesëm në Skenderaj, kam pasur oferta të ndryshme nga shokë të klasës, të shkollës, por edhe të tjerë që më njihnin. Madje, njëri në atë kohë edhe kishte pozicion të mirë… Por, kryeneçësia ime bëri që t’i refuzoj një pas një, e me ndonjërin dola pak sa për ta provuar veten, por shpejt edhe përfundonte ashtu si edhe fillonte.
Kreva shkollën e mesme dhe u regjistrova në fakultet, në Degën e Filozofisë. Nuk isha prej studentëve të mirë, por edhe keq jo. Mësoja në bibliotekë dhe në orët e mbrëmjes me shoqet e konviktit shkonin në kafene, ku i kalonim orët e mbrëmjes.
Të jem e sinqertë, kisha një bukuri më të dalluar se shoqet me të cilat shoqërohesha dhe flokë të dendur, të zezë, siç i kanë, kryesisht, femrat e Drenicës. Dhe, s’kishte natë të mos më ofrohej ndonjë djalë.
Por, secilit që i thosha se doja të njoftoja me familjen, të nesërmen nuk më thërriste më! Edhe vetë habitesha pse iknin prej meje kur ua përmendja familjen… Ndoshta secili dëshironte të më “rrëzonte” dhe hiç më shumë…
Ndërkohë u njoha më një patriot timin, i cili jetonte në Suedi. I mirë – po, i bukur – po, para – po, veturë – po… Thashë, pse të mos e provoj me këtë? Dhe, ashtu u bë. Një javë më vonë unë u gjenda në krevat me të në një motel në periferi të Prishtinës. Aty mbet virgjëria ime dhe aso kohe as që u pendova pse ndodhi.
Por, pas dy-tre takimesh më nuk më ftoi të dilnim. Më vonë më mori në telefon nga Suedia! I thashë: “Mun t’më tregoje se do të udhëtosh. Unë të kisha kuptuar. Por, ti paske ikur pa më treguar fare! Prandaj, le të jetë kjo telefonata e fundit që ma bën”.
Diskutime rreth kësaj post