Ish-i “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli, prej disa javësh tashmë ka nisur koncertet për shqiptarët jashtë vendit, të cilët ishin dhe mbështetësit e tij më të mëdhenj, gjatë qëndrimit në shtëpinë e BB.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, këngëtari ka performuar në një klub në Britaninë e Madhe, ku sigurisht është pritur mjaft mirë nga komuniteti shqiptar atje.
Në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, Luizi shihet i rrethuar nga fansa të shumtë të tij, të cilët janë treguar dorëlëshuar dhe e kanë mbuluar me paund këngëtarin.
Luizi nga ana tjetër, e ka nisur koncertin e tij me humor, duke iu kërkuar falje që u janë djegur ‘lulet’, për shkak se ishin duke parë atë në ‘Big Brother’.
Padyshim këtu këngëtari u referohet lirshëm, të gjithë atyre shqiptarëve që merren me kultivim droge në Britaninë e Madhe, njohur gjerësisht edhe si shtëpitë e barit.
Diskutime rreth kësaj post