Zëdhënësja e Federatës Shqiptare të Futbollit, Jona Dervishi ka përcjellë një mesazh tepër pozitiv në ditën e parë të Ramazanit.
Bukuroshja përmes një postimi të bërë në profilin e saj në “Facebook” lutet që në këtë muaj të shentë ku besimtarët myslimanë agjerojnë, të ketë më pak urrejtje e xhelozi mes shqiptarëve.
Postimi i plotë
“Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë!” (El-Bekare, 286)
Me kete citim, dua te Uroj gjithe besimtaret Myslimane , per Muajin e Shenjte te Ramazanit qe nis Sot! Uroj me zemer agjeruesit, qofte i lehte e i pranueshem.
Uroj cdo shqiptar kudo qe ndodhet i Shqiperise tone te Madhe??, por edhe besimtar kudo qofte , qe ky Muaj i meshires dhe i madheshtise se ndjenjes njerezore te trokase ne cdo familje.
Sa me pak urrejtje, sa me pak xhelozi, sa me pak varferi ne sofrat shqiptare. Sa me shume vellazeri, paqe, dashuri, e mbi te gjitha sakrifice. Te ndihmojme me sa mundemi ata qe kane me shume nevoje, qofte materiale e qofte shpirterore. Le te Lutemi per te gjithe ata qe sot vuajne, per cdo mekatar te penduar, per cdo shpirt te lenduar…
Sepse Ky Muaj ndaj e ka kete vecanti, sepse ushqehet me falje, miresi e meshire! Amin ?- shkruan ajo.
Jona, është një nga personazhet më simpatike dhe të komentuara në vend, sidomos për prezencën e saj në Institucionin më të madh të futbollit në vend. Në postimet që bën, ajo gjithmonë përpiqet të përcjellë pozitivitet.
Diskutime rreth kësaj post