Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas infektimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe për këtë ka zgjdhur një thertore ne qytetin e Lezhës.
Gjatë inspektimi të një biznesi për therrjen e gjësë së gjallë me drejtoreshën e AZHBR, Frida Krifca, Edi Rama, pasi kërkoi nga punonjësit që të ruajnë distancën në ambientet e jashtme, kurse në ato të brendshme të mbajnë maska, foli edhe për infektimin e “Lali Erit”.
“Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, inshallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”, – tha Rama brenda thertores që po inauguronte.
Diskutime rreth kësaj post