Një rrufe ka goditur stanin e bagëtive të familjes Prodani në Lushnje duke djegur të gjallë bagëtinë dhe shkrumbuar brenda pak minutash kasollen. Ismet Prodani është njoftuar nga disa fermerë të zonës se stani i tij ishte përfshirë nga flakët.
Ai tregon se si i ndihmuar nga djemtë e tij, nisi të shpëtonte cfarë mundi nga flakët e forta që po digjnin 200 krerë dele.
“Çunat kishin ardhur më përpara dhe kur erdha unë zjarri kishte bërë shkrumb gjithçka”, tha Ismet Prodani.
“I kemi groposuar të gjitha delet e ngordhura, të djegura, dhe janë mbi 60 krerë. Më shumë se gjysma e deleve të lënduara nuk bëjnë më, ndërkohë që po merremi edhe me vaksinimin e tyre. Nga shteti kërkojmë ndihmë”, thotë Mario Dedei, i afërm i familjes Prodani.
Ky stan është e vetmja mundësi jetese për 7 pjesëtarët e kësaj familjeje që iu shkaktua një dëm jo i vogël nga moti i keq që goditi Lushnjen mbrëmjen e së hënës.
Diskutime rreth kësaj post