Një person është gjetur i vdekur ditën e sotme në Lushnje. Dyshohet se i ftohti ka qenë shkaku për humbjen e jetës së 52-vjeçarit Bashkim Çepa, roje në një pallat.
Trupi i pajetë i tij është gjetur nga familjarët e tij.
Ndërkohë, ditën e djeshme, në Sarandë, 54-vjeçari endacak Leonard Beqiri ndërroi jetë në spital. Ai u gjet në rrugë nga policia dhe u dërgua për mjekim, por nuk mundi dot të jetojë.
54-vjeçari jetonte prej kohësh në një makinë të braktisur.
Diskutime rreth kësaj post