Në qytetin e Lushnjes nuk funksionon asnjë prej aparaturave të mamografisë, spitali “Ihsan Çabej” nuk u ofron grave dhe vajzave shërbimin për kontrollin e gjirit, ndonëse që prej muajit tetor ka nisur nje fushatë sensibilizuese për parandalimin e kancerit të gjirit.
Një mjek i spitalit të Lushnjes, tha se pajisja është jashtë funksionit dhe se nuk ka një afat kur mund të jetë sërish e disponueshme për kontrolle.
As pajisja në poliklinikën e qytetit nuk funksionon.
Sipas punonjëseve të poliklinikës, aparatura e mamografisë është jashtë funksionit prej dy muajsh.
Diskutime rreth kësaj post