Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar mbrëmë në emisionin ‘360gradë’ në Ora News, se janë katër demokratë, pa specifikuar pozicionin e tyre, që kanë humbur paratë në Qipro dhe emrat e tyre do ë publikohen nga zyrtarët amerikanë.
Duke folur për këtë çështje, Ngjela iu referua ish-ministrit të Financave, Ridvan Bodes, që sipas tij u la jashtë listës nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pikërisht sepse ekzistojnë këto të dhëna.
“Katër ke në Qipro që kanë humbur para nga të tutë (i drejtohet deputetit Ervin Salianji).
Ka edhe nga këta (socialistët), por katër janë të tutë.
Të lutem, mos e zgjat, do të dalin.
Do t’i dëgjoni.
Do të bëj një pyetje. Po kishte bashkëpunëtorë më të afërt sesa ministri i Financave me Saliun?
Pse nuk e vendosët si kandidat? Bode, e di ti çfarë është Bode apo jo? Trezorier i Saliut.
Si e la trezorierin jashtë ai? Ai bëri mirë që e la jashtë, por e la se janë këto.
Tani nuk e di unë se sa janë të implikuar të tjerët”, u shpreh Ngjela.
Ngjela paralajmëroi edhe publikimin nga FBI-ja të llogarive offshore që kanë politikanët shqiptarë.
Diskutime rreth kësaj post